Seanca për demarkacionin javën tjetër

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 14:49 | Nga

Seanca e jashtëzakonshme ku pritet të votohet projektligji për shënjmimin e vijës kufitare me Malin e Zi mund të mbahet javën tjetër.

Në ndërkohë në Kosovë tashmë ka arritur një delegacion i lartë i BE-së në krye me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Juncker i shoqëruar nga Komisioneri për Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini janë duke zhvilluar një takim me presidentin, Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e cila nisi është në pauzë, pasi LDK-ja kërkoi që Komisioni i Punëve të Jashtme të ndryshojë tekstin e nenit 3 të marrëveshjes duke u bazuar në marrëveshjen e arritur paraprakisht mes partive shqiptare, përjashtuar Vetëvendosjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme