Seanca për demarkacionin pritet të zgjasë deri vonë

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 18:37 | Nga

Seanca e Kuvendit të Kosovës që filloi sot rreth orës 16:30 për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi mund të zgjasë deri në mesnatë, bazuar në numrin e deputetëve që e kanë kërkuar fjalën.

32 deputetë e kanë kërkuar fjalë që të thonë fjalën e tyre për demarkacionin, temë e cila diskutohet qe gati tre vjet.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Të ngjashme