Seanca për demarkacionin shtyhet për të mërkurën, anulohen edhe udhëtimet zyrtare

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 12:07 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit kanë vendosur që seanca e jashtëzakonshme të shtyhet për të mërkurën në ora 10, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se me vendim të kryesisë të gjitha udhëtimet që kanë deputetët të anulohen për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës.

Pas debateve rreth vazhdimit të seancës së radhës së Kuvendit, përkundër propozimi të partive që seanca të mbahet të hënën, deputetët votuan që seanca për demarkacionin të mbahet të mërkurën në orën 10. Seanca u la për të mërkurën pasi të hënën Haradinaj do të jetë për vizitë në Londër.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avudllah Hoti, ka kërkuar shtyrje të seancës në një kohë tjetër.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar që seanca të shtyhet për të martën e ardhshme, deri sa të arrihet konsensus.

Shefi i Grupit Parlamentar i VV-së, Glauk Konjufca, tha se ata kanë refuzuar të marrin pjesë në mbledhjen e shefave të grupeve parlamentare, pasi i cilësojnë të dy qëndrimet për demarkacionin edhe atë të qeverisë edhe atë të LDK-së si qëndrime të gabuara.

Të ngjashme