Seanca për demarkacionin të dielën, Veseli thotë se gjithçka është kushtetuese

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 18:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca plenare për të votuar Demarkacionin me Malin e Zi është vendosur të mbahet ditën e diel, në ora 18:00.

Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e cila u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e presidentit dhe kryeministrit të vendit për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Veseli: Kush mendon se ka diçka të jashtëligjshme le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili foli pas mbledhjes së Kryesisë për gazetarët, tha se vendimi për seancë të jashtëzakonshme u bë sipas rregullores së Kuvendit.

Duke iu përgjigjur vërejtjeve të përfaqësuesve opozitarë se mbledhja e Kryesisë nuk kishte kuorum, Veseli tha se kushdo mendon se ka diçka të jashtëligjshme le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimmarrja është bërë sipas rregullores së Kuvendit dhe është kushtetuese”.

“Ka konsensus për demarkacionin, do t’i japim fund perspektivës dhe liberalizimit të vizave. Nuk lejoj abuzime”.

Duke iu përgjigjur akuzave të deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, Veseli ka thënë se Kuvendi nuk është lodër e kukullave, por institucion i shtetit.

“Ky nuk është lodër e kukullave është institucion i shtetit për të cilin kemi sakrifiku shumë. Vendimmarrja që është vendosur sot ka ndodh në bazë të rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Veseli.

Të ngjashme