Seanca për Kosovën, Vuçiq arrin në parlament

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka arritur në Kuvendin e Serbisë këtë pasdite, pak para orës 16.00, ku do t’i paraqesë deputetëve një raport mbi Kosovën.

Pak para Vuçiqit atje arritën ministrat dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq si dhe përfaqësues të Listës Serbe, transmeton Klan Kosova.

Një seancë e jashtëzakonshme do të mbahet sot në Kuvendin e Serbisë, në rendin e ditës së të cilit është një raport mbi Kosovën i cili do t’i paraqitet deputetëve nga kreu i shtetit serb.

Në seancë do të marrë pjesë edhe kryeminstrja e këtij vendi, Ana Bërnabiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme