Seanca për presidentin, deputetët e LDK-së arrijnë në seancë

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 19:41 | Nga Aulona Sylaj

Deputetë e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar të shkojnë në seancën plenarë, ku pritet të zgjidhet presidenti, raporton Ekonomia Online.

Në seancë po marrin pjesë edhe deputetët e LDK-së.

Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Dritom Selmanaj e Besian Mustafa, Behxhet Pacolli, janë parë duke hyrë por që nuk kanë pranuar të flasim për medie para seancës.

Nga ky grup vërehet veç mungesa e deputetit Agim Veliu.

Përveç deputetëve aty janë edhe kabineti qeveritar.

Vjosa Osmani është kandidatja për presidente nga Vetëvendosje. Ende nuk dihet nëse Osmani ka siguruar votat e mjaftueshme për presidente.

Të ngjashme