Seanca plenare e Kuvendit shtyhet për të martën në orën 10

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 14:36 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përfundimit të diskutimeve lidhur me vendimin e ministrit Rikalo për ndarjen e subvencioneve për pjesën veriore të Mitrovicës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje deputetëve që për festën e Fitër Bajramit të festojnë me prodhime vendore.

“Shumica e tyre e kanë fokusimin në gjendjen në bujqësi. Bujqësia është një pjesë e rëndësishme e vendit… Për bajram festoni me prodhime vendore..”.

“Nuk e di ende kush është kush, në çdo aspekt të tij nga marrëdhënia e punës Rikalo ka tregu respekt, është i interesuar për punën”.

“Nëse ju nxjerrni një rezolutë dhe kërkoni një raport të detajuar për punën në këtë ministri, jam i gatshëm me ofru, por disa mendime që i dëgjova shihet se kanë qasje politike”.

“Qeky qyqani që është para juve po ju vjen në interpelanca, është kryeministri i vetëm që po vjen para juve. Ky është një respekt për juve, unë shprehi respekt se di edhe ndryshe me vepru”.

Lutfi Zharku, nga LDK-ja si parashtrues të interpelancës lexoi rekomandimete dala nga kjo interpelancë:

“1. Në afat prej 7 ditëve qeveria të anulojë udhëzimin për zbatimin e programit të veçantë për zonat rurale më pak të zhvilluara;

2. Në afat prej 2 jave qeveria të sjellë një raport të detajuar për ndarjen e subvencioneve gjatë këtij mandati;

3. ZKA të bëjë një auditim për mjete financiare dhe subvencione;

4.Komsioni për MBPZHR të shqyrtojë brenda 3 javësh programin për bujqësi dhe t’i paraqes Kuvendit raport me shkrim”.

Seanca shtyhet për të martën në orën 10:00.

Të ngjashme