Seanca e Kuvendit shtyhet për të hënën

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 17:05 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për shkak të numrit të vogël të deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës, u vendos që seanca të vazhdojë të hënën.

Këtë propozim e bëri deputeti Korab Sejdiu.

“Vazhdimi të hanën do të ishte më adekuat meqenëse kemi çështje të rëndësishme me diskutu”.

Memli Krasniqi, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, tha se do të ishte mire që sot të shqyrtohen dhe të diskutohen projektligjet, raporton Ekonomia Online.

“Është e vërtetë që s’kemi kuorum me votu. Pavarësisht që të hanën kemi caktu një seancë të re, ne kishim preferu që sot me vazhdu me shqyrtimin e këtyre projektligjeve”.

Albulena Haxhiu tha se mungesa e ministrave dhe deputetëve është papërgjegjësi.

“Është goxha e papërgjegjshme kjo çka po ndodh, po duhet me anashkalu disa pika. Debati me 20 deputetë është jo e përgjegjshme prandaj ne jemi të shtyhet kjo seancë”.

Edhe Dardan Sejdiu nga PSD-ja tha se nuk ka kuptim të vazhdohet seanca, raporton EO.

“Ideja ka qenë që të fillojmë në ora 4 dhe ne pas 50 minutave filluam. Si duket kampionati botëror po bëhet më i rëndësishëm se kuvendi. Është për keqardhje që numri i deputetëve në seancë është minimal. Ne jemi që seanca të vazhdohet të hënën”.

Teuta Haxhiu nga AAK tha se ky grup është i pajtimit që seanca të vazhdojë sot.

“Ne jemi për të vazhduar sepse jemi në vazhdim të seancës”.

Bilall Sherifi tha se e mbështet idenë që të mos vazhdohet seanca.

“Do të isha shumë i lumtur që futbolli të ishte arsye e mungesës. Unë mendoj që nuk ka kushte për të vazhduar seanca”.

Të ngjashme