Seanca statusore ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit më 18 nëntor

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Seanca statusore në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, do të mbahet më 18 nëntor.

Gjykata Speciale në kalendarin e 18 nëntorit e ka caktuar seancën statusore për këtë rast, duke filluar nga ora 11:00.

Katër eprorët e UÇK-së janë paraqitur këtë javë për herë të parë para Gjykatës Speciale. Ndaj tyre rëndojnë akuza për krime lufte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme