Sefaj priti në takim ministrin e drejtësisë së Hungarisë

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 17:57 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj priti në takim ministrin e drejtësisë së Hungarisë

Në këtë takim, ministri z. Flamur Sefaj e njoftoi ministrinhungarez z. Laszlo Trocsanyipër situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, ku u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera të të dyja vendeve .

Të dy ministrat bashkëbiseduan për format e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos sa i përket migrimit të pa rregullt. Po ashtu u bisedua për bashkëpunimin policor ndërmjet dy vendeve në luftimin e krimit të organizuar, pasi është e domosdoshmetë ketë një bashkëpunim rajonal, pasi grupet kriminale nuk kanë barriera të bashkëpunimit për të realizuar synimet e tyre.

Ministri Trocsanyipërgëzoi Institucionet e Kosovës në parandalimin e migrimit të pa rregullt. Ai tha se shteti hungarez është i gatshëm të intensifikojë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në parandalimin e krimit të organizuar, terrorizmit etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme