Sejdi Hoxha: Donacioni paraqet shqetësim për qytetarët e Kosovës

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka reaguar pas dhënies së një donacioni nga Serbia, që pritet të vijnë 1000 teste për Kosovën.

Hoxha ka thënë se ky donacion paraqet shqetësim për qytetarët e Kosovës.

Statusi i tij:

Lajmi që Qeveria e Serbisë jep donacion 1000 teste të Covit-19 paraqet shqetësim për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shumë qytetar më kanë kontaktuar sot duke shprehur shqetësimin e tyre për donacionin e qeverisë së Serbisë, duke shpreh mos besueshmëri që në raste nevoje të mos i nënshtrohen testimit për Covit-19.

Qeveria ne ikje Kurti më datën 28 Mars i ka gënjyer qytetarët që ka pranuar 7000 teste të Covit-19, ndërsa sipas të dhënave nga IKSHP del që aktualisht Kosova ka vetëm 3100 teste, ku prej tyre 2100 kanë ardhur para disa ditësh si dhe 1000 të tjera kanë ardhur donacion nga Serbia, kjo paraqet mashtrimin e radhës së kësaj qeverie me qytetarët tonë.

Nuk duhet te harrojmë faktin që partia në pushtet dhe Kryeministri në ikje kanë qen shumë të zëshëm në bojkotimin e produkteve serbe duke organizuar edhe protesta dhe duke rrokullisur edhe kamion që bartin mallra serbe, çka po ndodh sot me këtë transformim?

Të ngjashme