Sejdi Hoxha: Shkarkimi i drejtorit të doganave dhe të ATK-së është veprim politik i Kryeministrit Hoti

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

LDK nuk po mundë të përmbahet nga veprimet komuniste, shkarkimi i Drejtorit të policisë po shihet që mund të jetë kryekëput i lidhur me arrestimin e nënkryetarit të kësaj partie Haki Rugova, nuk e dijë nëse shkarkimi i tij mund te jetë mesazh edhe për prokuroret dhe gjyqtarët që do të merren me këtë çështje, kështu ka thënë Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha .

Shkarkimi i drejtorit të doganave dhe të ATK-së është veprim politik i këtij Kryeministri të dështuar i cili po tenton që ta politizoj çdo institucion publik në Kosovë

Kjo Qeveri e dështuar e cila me veprime të tilla dëshiron t’i mbuloj skandalet e veta nuk meriton ta udhëheq vendin, si e tillë duhet sa më shpejt të shkarkohet.

Të ngjashme