Sejdiu: 12 deputetët tanë nuk do ta votojnë Demarkacionin

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 18:42 | Nga Donika Osmani

Dardan Sejdiu, shef i Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP), ka thënë se 12 deputetët që e kanë lëshuar Vetëvendosjen, nuk dallojnë me partinë e Albin Kurtit sa i përket qëndrimit për Demarkacionin, raporton Ekonomia Online.

Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku u formalizuar grupi i ri parlamentar nga 12 “të pakënaqurit” e VV-së, Sejdiu tha se qëllimi i tyre është që në Kuvend të flasin për tema që i interesojnë qytetarit.

“Janë 12 deputetë që janë pjesë e Grupit të Deputetëve të Pavarur. Kemi finalizuar edhe anën teknike. Ideja është të shtyjmë përpara agjenda progresive, tema që prekin përditshmërinë e qytetarëve”, tha Sejdiu.

Por për disa tema të mëdha politike, Sejdiu tha se vazhdojnë të kenë qëndrim të pandryshuar.

Ai tha se në disa “çështje të mëdha politike” pajtohen me Vetëvendosjen e mbetur. “Një prej këtyre pikave është demarkacioni”.

Madje, Sejdiu tha se versioni i ri i projektligjit që është sjellë në Kuvend është edhe me problematik se versioni i kaluar. “Nga njëra anë kërkohet që të votohet ligji, në anën tjetër kemi aneks-dokument që thotë se ka probleme ky ligj. Duhet të kërkojmë përgjegjësi për dokumentin prej atyre që kanë nënshkruar dhe ata duhet të marrin përgjegjësi, e atë herë mund të flasim tutje”, deklaroi shefi i grupit të ri të deputeteve në Kuvend.

Lexo më shumë:

Të ngjashme