Sejdiu: Agim Veliu nuk është dashur të shkarkohet, por LDK mezi priste të ndodhte kjo

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-Presidenti i parë i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar në emisionin Pressing në T7 shpërbërjen e koalicionit mes LDK-së dhe VV-së në mars të këtij viti.

LDK doli nga koalicioni qeverisës pas shkarkimit të Agim Veliut.

“Agim Veliu nuk është dashur të shkarkohet pa marrëveshje”, ka thënë ai.

“VV u ngut me shkarkimin, por në anën tjetër edhe LDK mezi priste që të ndodhte kjo që të bëhet si shkas për të dalë nga koalicioni”, shtoi ai. 

Të ngjashme