Sejdiu alarmon për mundësinë e “kontaminimit të provave”

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 08:06 | Nga

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka deklaruar, se vdekja e Astrit Deharit është shkaktuar nga shteti, përkatësisht nga pushteti.

Ai ka thënë haptas se nuk i beson, por as që pret nga EULEX-i të ndihmoj në zbardhjen e rastit të vdekjes së aktivistit të VV-së.

Sipas tij, LVV nuk pret drejtësi nga ata që nuk i përgjigjen e as nuk u japin llogari qytetarëve të Kosovës.

Sejdiu, ka insistuar që për ndriçimin e rastit duhet të bëhet një hetim i pavarur, por jo domosdoshmërish ndërkombëtar.

Mirëpo, ai ka përkujtuar se rreziku më i madh është te “kontaminimi i provave”. (GazetaTribuna)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme