Sejdiu: Ekipi negociator i propozuar nga Qeveria s’ka për çfarë të flas me Serbinë

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 15:55 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij lidhur me dialogun.

Ai tha se dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit, të miratohet një platformë e përbashkët edhe ekipi negociator, raporton Ekonomia Online.

Mirëpo sipas Sejdiut, as sot në mbledhjen e Kryesisë nuk kanë ndryshuar pozicionet që partitë në pozitë i kanë paraqitur deri më tani.

Deputeti i PSD-së, tha se ekipi i propozuar nga Qeveria nuk ka se për çfarë të flas në dialogun me Serbinë.

“Është për keqardhje që kryeministri me seancën që e ka thirr ka krijuar një situatë ku Kuvendi nuk mundet të diskutojë për epilogun e dialogut. Fatkeqësisht është i vetmi subjekt që po jep propozime konkrete për këtë çështje”.

“Logjika e gjërave po qon drejtë një distancimi edhe më të madh të pozicionit që duhet ta ndërtojmë e ajo është që dialogu duhet të kthehet në Kuvend”.

“Fatkeqësisht në mbledhjen e Kryesisë pozicionet janë ato që i kemi pas deri më tash. Nuk mund të ecim përpara para se me përfundua një seancë”.

“Presidenti nuk ka as mundësi as kompetencë të flas për territorin. Është me rëndësi që me një platforme nacionale ne ta spostojmë presidentin për çfarëdo mendimi. Rruga e vetme përpara është dialogu në Kuvend,është platforma e votuar në Kuvend e Ekipit.

“Nuk ka kuptim që të imponohen emrat pa ekzistencë të platformës. Për çfarë do të flas Fatmir Limaj atje a kemi platformë? Për çka po i qojmë këto ekipe atje? Nuk bëhet kjo punë nga bishti kjo duhet të bëhet nga koka e koka është platforma”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/mblidhet-kryesia-do-te-merret-vendim-per-vazhdimin-e-dy-seancave-te-nderprera/

Të ngjashme