Sejdiu i gatshëm që të kandidojë për kryetar të LDK-së: Partia ka nevojë për udhëheqje të re

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 09:51 | Nga kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka thënë se ky kuvend lidhet me nevojën dhe vullnetin për të nxjerr një ekip të ri të udhëheqjes së LDK-së.

Duke e quajtur LDK-në si subjekt më të rëndësishëm në skenën politikë kosovare, ish-presidenti tha se ky fakt e obligon këtë parti që të reflektojë dhe ky kuvend të zgjedhë njerëzit më të mirë.

“Një proces i cili lidhet me nevojën dhe vullnetin për të nxjerr një ekip të ri të udhëheqjes së LDK-së e cila pa dyshim është subjekti më i rëndësishëm në skenën politike të Kosovës tash e 30 vjet. Dhe si i tillë mendoj që duhet të reflektojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të rezultojë me finale me përzgjedhje të mira të cilat do të kenë qëndresën e vet në sfidat e shumta që i ka LDK”, tha Sejdiu.

Sejdiu tha se ende ka se çfarë t’i japë Lidhjes Demokratike, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse do të kandidojë për kryetar.

“Kam çka i jap LDK-së dhe nuk mund të mohoj asnjëherë pjesën e vullnetit tim qe të jem në shërbim të këtij subjekti politik dhe kësaj lëvizje të fuqishme”, tha ai.

Të ngjashme