Sejdiu: Kënaqësi që si përfaqësues të popullit e votuam ushtrinë e Kosovës

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu, është shprehur i kënaqur që si përfaqësues të popullit në këtë ditë të veçantë, bashkë e votuan ushtrinë e Kosovës.

“Ditë e veçantë për Kosovën. Kënaqësi që bashkë, si përfaqësues të popullit, të votojmë që Kosova të ketë ushtrinë e saj; të vendosim për Forcën që mundëson një Republikë me sovranitet dhe integritet të pacenuar”.

Sejdiu shtoi se Kosova është vend i gjithë qytetarëve të Kosovës, ashtu do të jetë edhe ushtria e Kosovës.

Ai shprehu mirënjohje edhe për shtetet mike, dhe uroj popullin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme