Sejdiu: Kosova lindi për së dyti

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 17:44 | Nga

Nënkryetari i Aleanca Kosova e Re, Korab Sejdiu ka thënë se pas disa viteve, do të shikojmë mbrapa dhe do ta kuptojmë se sot ka qenë dita e kthesës së madhe për Kosovën.

“Me sot, e keqja përfundoi, ndërsa lindi shpresa për një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka thënë Sejdiu.

“Mundësia e artë për ndryshimin e madh na erdhi”, ka shtuar ai.

“Nëse lejojmë që e keqja të rilindë sërish, atëherë, fajtorin për humnerën që e pret Kosovën mund ta kërkojë secili nga ne vetëm në pasqyrë”, ka pohuar ai.

Sejdiu ju ka drejtuar qytetarëve duke ju thënë se të mos ankohen nëse në zgjedhjet e reja votojnë si më parë.

“Qytetarët deri sot janë ankuar për gjendjen e tyre të vështirë, por i lus ata që të vetëdijesohen dhe të marrin fatin e tyre në duart e veta”, ka shtuar ai.

“Thuani jo të keqes, dhe jepni mundësi të mirës!”.

“Qytetarët kanë mundësinë e fundit që të vulosin fatin e tyre dhe t’i përkrahin ata që përfaqësojnë nderin, besimin, punën, profesionalizmin, ndërgjegjen, dhe përgjegjësinë. Mos e humbni shpresën, se ky popull ka mbijetuar edhe në momente më të vështira, dhe do të mbijetojë sërish – vetëm kërkohet kujdes nga ne se cilëve/cilave ua delegojmë zërin tonë për katër vitet e ardhshme”, ka thënë ai.

“Shpresa është gjallë sepse sot Kosova lindi për së dyti!”, ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme