Sejdiu kthehet në vitin 2010, kujton si ishte Kosova pas lufte

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Ish-Presidneti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka postuar intervistën e bërë për “Süddeutsche Zeitung”. Sipas Sejdiut qytetarët e Kosovës sot po përballën me sfida të natyrave të ndryshme si pranimi i realitetit nga ana e Serbisë dhe shtimi i numrit të njohjeve.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Në dymbëdhjetë vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, të gjithë ne jemi dëshmitarë të ecjes sonë me plotë sfida. Në këtë rrugëtim të shtetit dhe shoqërisë sonë, për më tepër se një dekadë vendi ynë përballet nga sfida të vogla e të mëdha, të cilat, fatkeqësisht as sot e kësaj dite nuk po gjejnë zgjidhje. Anipse ka kaluar me tepër se një dekadë, Kosova, ka ende përballë saj sfidat si: pranimi i realitetit nga ana e Serbisë dhe shtimi i numrit të njohjeve.
Për këto dhe një varg sfidash të shumta të kësaj natyre, kam folur në intervistën e dhënë për “Süddeutsche Zeitung”, në shkurt të vitit 2009, gjatë pjesëmarrjes për herë të parë në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë.
Intervista është realizuar me gazetarin Enver Robelli, thekse të së cilës po i risjellë në kujtesën tonë.
Fatkeqësisht, Kosova dhe qytetarët e saj përballen edhe sot me sfida të asaj natyre:

“Pavarësia e Kosovës e ka stabilizuar rajonin”
Presidenti i shtetit Fatmir Sejdiu konstaton me rastin e një vjetorit te pavarësisë ,se nuk ndodhi ndonjë eksod i pakicës serbe. Fatmir Sejdiu, 57(vjeçar), është qe nga shkurti i vitit 2006 president i Kosovës, ndërsa qe nga 17 shkurti i vitit 2008 ditës se shpalljes se Deklaratës Pavarësisë se shume diskutueshme ndërkombëtarisht, ai është shefi i pare shtetëror i Republikës te Kosovës. Profesori i dikurshëm i drejtësisë, ishte një njeri shume i besuar i te ndjerit Ibrahim Rugova, i cili vite me radhe kishte udhëhequr lëvizjen paqësore për pavarësi te kosovareve. Sejdiu, me rastin e një vjetorit te pavarësisë se Kosovës, thërret Serbinë, qe “ta pranoje realitetin e ri ne rajon”.

SZ: Zoti Sejdiu, Kosova është ne prag te njëvjetorit te pavarësisë. Çfarë ka ndryshuar deri me tani?

Sejdiu: Me i rëndësishmja është, se qytetaret e Kosovës, kane fituar përfundimisht lirinë e tyre ne shkurt te 2008-ës. Për ketë edhe kane luftuar kosovaret, kryesisht me mjete paqësore. Kur para dhjete vjetëve terrori i regjimit beogradas eskaloi, ne morrem mbështetjen e demokracive me te mëdha perëndimore. Qe nga e shpallja e Deklaratës së Pavarësisë, në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, kemi miratuar një kushtetute moderne, e cila garanton te drejtat e minoriteteve. Ne Konferencën e Donatoreve ne Bruksel me dhjetëra shtete na kane premtuar me shume se një miliard euro si ndihme për ndërtim dhe zhvillimin ekonomik. Dëshiroj me ketë rast edhe njëherë te rikujtoj se pavarësia nuk e ka nxitur aspak eksodin e pakicës serbe. Kjo prognoze e politikaneve serb, është gjykuar si gënjeshtër. Pavarësia e Kosovës e ka stabilizuar rajonin.

SZ: A nuk jeni te zhgënjyer, qe deri me tani Republika e Kosovës është njohur nga 54 shtete?

Sejdiu: Vetëm atëherë kur Kosova te jete njohur nga te gjitha vendet anëtare te Kombeve te Bashkuara, ne mund te tregohemi te kënaqur. Deri me tani ne kemi vendosur marrëdhënie diplomatike me shumicën e shteteve perëndimore. Shtetet e BE-se si Greqia dhe Sllovakia kane pranuar pasaportat tona. Shpresojmë, se së shpejti do pasoje edhe njohja .

SZ: Si e shpjegoni ju hezitimin e vendeve arabe, edhepse shumica e kosovareve i takojnë besimit islam?

Sejdiu: Ndoshta mu për ketë disa vende arabe janë te irrituar, pasiqë ne me dekada ndjekim një kurs properëndimor dhe përkatësinë fetare e konsiderojmë si çështje private. Kosova është një shtet sekular, dhe kështu do te mbetet edhe ne te ardhmen. Megjithatë ne nuk guxojmë ta nënvlerësojmë as ndikimin e Rusisë ne boten arabe. Moska nuk ka mundur ta ndaloje pavarësinë e Kosovës, mirëpo është duke e mbështetur qeverinë serbe ne përpjekjet e saja për ta bllokuar procesin e njohjes. Shpresoj se do te pasoje se shpejti një ndryshim i qëndrimit te shteteve arabe. Ne fund te fundit, Serbia është ajo, e cila gjate luftërave me te reja ballkanike, ka bere gjenocid tek myslimanet e Bosnjës dhe masakra te tmerrshme ne Kosove.

SZ: Megjithatë është fakt, se diplomacia serbe ka lobuar shume me sukses ne tere boten, kundër njohjes se pavarësisë se Kosovës.

Sejdiu: Beogradi i ka kthyer kontaktet me Boten e Trete, të cila funksionojnë qe nga koha e lëvizjes se bllokut të lire të të painkuadruarve, ne krijimin e te cilit ka marr pjese shteti i dikurshëm Jugosllavisë. Ketë “trashëgimi” është duke e keqpërdorur diplomacia serbe. Mirëpo Jugosllavia është një tregim i se kaluarës. Beogradi duhet te akceptoje realitetin e ri ne regjion.

SZ: Si doni ta integroni veriun e kontrolluar nga serbet?

Sejdiu: Presim nga misioni i BE-se, i cili hap pas hapi është duke u treguar aktiv edhe ne veri te vendit, qe te tregoje një angazhim me energjik kundër udhëheqësve ekstremiste te serbeve. Ata janë dora e zgjatur e shërbimeve sekrete te Beogradit dhe janë duke përfituar nga trafikimi i çdo lloj malli. Ne kemi për ketë edhe dëshmi. Stabiliteti politik dhe funksionimi i institucioneve te afta nuk janë ne interesin e tyre. Bashkimi Evropian nuk duhet te lejoje, qe një grup i vogël ekstremistesh te sabotoje Kosovën dhe te rrezikoje ardhmërinë e gjithë rajonit.

SZ: Kosova është veçse faktikisht e ndare.

Sejdiu: Këso lloj idesh janë një loje me zjarr. Një ndarje e njëmendte e Kosovës do mund te provokonte konflikte te tjera. Përveç kësaj dy e treta e serbeve jetojnë te shpërndare ne tere Kosovën. Përfaqësuesit e tyre kane tërhequr vëmendjen nga një copëzim te republikës. Ne dëshirojmë qe kufij ne mes shteteve te Ballkanit te humbasin kuptimin dhe te ndërtohen rruge te reja. Një rol shume te rëndësishëm për tere rajonin do mund te luante për shembull autostrada e re e planifikuar, e cila do e lidhe Shqipërinë dhe Kosovën, po ashtu edhe Serbinë.

SZ: Kritiket e shohin ketë autostrade si një projekt i një Shqipërie te Madhe.

Sejdiu: Këto janë dokrra. Nuk i dëshirojmë ndryshimet e kufijve ne Ballkan.

SZ: Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove është duke kërkuar negociata te reja ne lidhje me çështjet teknike ne mes te Prishtinës dhe Beogradit.

Sejdiu: Nuk kemi asgjë kundër. Mirëpo nuk do te ketë bisedime ne lidhje me statusin e Kosovës. Pavarësia nuk mund te kthehet mbrapa. Beogradi duhet t’i japë lamtumiren këtij iluzioni.

SZ: Kosova serish është duke mbushur faqet me titujt teksteve oaze e krimit te organizuar, drejtësisë se korruptuar, ekonomisë se shtrire për toke.

Sejdiu: Drejtësinë duhet ta reformojmë urgjentisht. Ndërsa gjykatësit duhet te gëzojnë te ardhura me te mira. Një nëpunës ligjor, i cili fiton 400 euro, është me i kërcënuar nga korrupsioni. Krimi i organizuar është fatkeqësisht një fenomen regjional dhe vetëm nëpërmes bashkëpunimit tejkufitar mund te luftohet me efikasitet.

    

Të ngjashme