Sejdiu: Kurti do të tentojë përsëri ta çojë vendin në zgjedhje

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Analisti, Dardan Sejdiu, duke folur për përbërjen e Qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti, ka thënë se ai është politikan që riciklon figura politike.

“Ai përdorë figurat për një mandat. Ata që i nënshtrohen mbijetojnë”, është shprehur Kurti, njofton Klan Kosova.

Sipas tij vendi mund të shkojë përsëri në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

“Kurti do të tentojë që ta çojë përsëri vendin në zgjedhje. Provokomi i parë nuk do të jetë Presidenca”.

Sipas tij edhe bashkëpunimi me Listën Vjosa nuk është i pathyeshëm.

“Për një fjalë goje bie qeveria, jo për ndonjë ideologji apo konflikti të madh për taksën. Qeveria bie për një fjalë goje “më the – të thash”. E njëjta [sikur me Qeverinë Kurti I] mund të ndodhë nëse Kurtin e sfidon dikush me diçka. Donika Gërvalla, është person që ka qëndrim dhe atë e mbron edhe publikisht edhe e mbron fort”.

“Edhe këta nuk e kanë të qartë se cili është qëndrimi për shumicën e gjërave. Nëse do të ketë një qeveri me mandat katërvjeçar do të ishte shumë e mirë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme