Sejdiu-Kurtit: Mos e bllokoni Drenicën me investime vetëm pse mendon ndryshe politikisht nga ju

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu që mos të ndalin investimet në Drenicë, vetëm pse mendon ndryshe politikisht.

Sipas tij, edhe pse në Ligjin e buxhetit janë ndarë mjete financiare për zgjerimin e “Rrugës Rajonale R102, segmenti Komoran-Morinë” me një gjatësi rreth 17 kilometra Qeveria e kaluar por edhe kjo aktuale nuk po nisin punimet në këtë projekt.

“Projekti i zgjerimit të kësaj rruge me 4 korsi ka rëndësi te veçantë në aspektin historik dhe ekonomik, së pari krijon mundësi më të lehta për të gjithë qytetarët të cilët në baza ditore vizitojnë kompleksin memorial në Prekaz”.

“Dhe së dyti ky projekt ka një rëndësi te veçantë për Drenicën sepse siguron transport më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave e në këtë mënyrë e ndihmon Drenicën dhe zhvillimin ekonomik te saj. Prandaj kërkoi nga qeveria që sa më shpejtë të fillon punimet për zgjerimin e kësaj rruge”.

Postimi i plotë:

Thirrje publike për Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin te Infrastrukturës Liburn Aliu.Mos e bllokoni Drenicën me investime vetëm pse mendon ndryshe politikisht nga ju.Edhe pse në Ligjin e buxhetit për vitet 2020 dhe 2021 janë ndarë mjete financiare për zgjerimin e “Rrugës Rajonale R102, Segmenti Komoran-Morinë” me një gjatësi rreth 17 kilometra qeveria e kaluar por edhe kjo aktuale nuk po nisin punimet në këtë projekt.

Projekti i zgjerimit të kësaj rruge me 4 korsi ka rëndësi te veçantë në aspektin historik dhe ekonomik, së pari krijon mundësi më të lehta për të gjithë qytetarët të cilët në baza ditore vizitojnë kompleksin memorial në Prekaz.Dhe së dyti ky projekt ka një rëndësi te veçantë për Drenicën sepse siguron transport më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave e në këtë mënyrë e ndihmon Drenicën dhe zhvillimin ekonomik te saj. Prandaj kërkoi nga qeveria që sa më shpejtë të fillon punimet për zgjerimin e kësaj rruge.Këtë problem e kam ngritur si deputet edhe ne Kuvendin e Kosovës në Tetor të vitit 2020.

(https://www.facebook.com/Sejdi Hoxha-127463951176456/videos/sot-n%C3%AB-seanc%C3%ABn-e-kuvendit-kam-ngritur-%C3%A7%C3%ABshtjen-e-zgjerimit-t%C3%AB-rrug%C3%ABs-rajonale-r1/1739970419513737/).

Kjo qeveri duhet t’i trajtoi qytetarët në formë të barabartë pavarësisht bindjeve të tyre politike, përmes këtij postimi i kërkoi Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit Liburn Aliu që të mos i hakmerren Drenicës për shkak që populli mendon ndryshe politikisht nga ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme