Sejdiu në Klinë: Me qeverisjen në Prishtinë dëshmuam si luftohet korrupsioni

Klinë | 06 Qer 2017 | 13:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i VV-së dhe kandidati për deputet, Dardan Sejdiu, tha në tubimin zgjedhor të Klinës se VV me qeverisjen në Prishtinë dëshmoi se si luftohet korrupsioni, si mund të vendoset barazia e mbi të gjithë dëshmoi se si mund të vendoset vendi në binarët e zhvillimit.

“Në gusht të 2013 kemi prezantu Alternativën qeverisëse. Jemi i vetmi subjekt që e kemi bërë këtë në libër me 3 shtylla të detajuara”, tha Sejdiu në këtë tubim.

Ai tha se me qeverisjen e VV-së, zhvillimi nënkupton punësim, punësimi nënkupton kontribute, kontributet nënkuptojnë sigurime shoqërore, dhe kështu zhvillohet Republika,

Ai tha se VV parasheh 40 masa që janë të realizueshme, konkrete dhe drejtpërdrejt të lidhura me problemet e nevojat e kësaj Republike.
Visar Ymeri në Klinë: Republikën e Kosovës duhet ta bëjmë siç e donin dëshmorët e jo siç e duan mafiozët

Visar Ymeri tha se në tubimi zgjedhor në Klinë se Republikën e Kosovës duhet ta bëjmë ashtu siç e donin dëshmorët, e jo siç e shohin dhe e duan pushtetarët mafiozë. Ai tha se programi i këtyre të fundit është i qartë, nga zhvatja në zhvatje deri në zhvatjen përfundimtare të atdheut.

“Bashkimi i këtij plani dëshiron të thotë se plani i VV-së është utopik dhe i parealizueshëm. Ko dëshmon se varfëria është plani i tyre, jeta dinjitoze është e paarritshme, uji i pijshëm është i paarritshëm po ashtu”, tha Ymeri.

Ai tha, po ashtu, se plani i VV-së është plotësisht i realizueshëm dhe VV është ajo që e ka edhe vullnetin edhe guximin për ta realziuar atë.

“Programi ynë i ndihmon të varfrit dhe ul pabarazinë. Me VV-në nuk do të ketë familje pa kulm mbi kokë. Me masat tona do t’i mbrojmë nga varfëria fëmijët dhe të moshuarit.

Shteti do të jetë aktiv që dinjiteti i punëtorit të mos nëmëkëmbet më. Çdo praktikë skllavëruese duhet të marrë fund dhe me VV do të marrë fund”, tha në tubimin e sotëm në Klinë, Visar Ymeri, ku ftoi të votohet numri 35 me 11 qershor.

Xhafer Berisha: Vetëm VV nuk e ka shkelur amanetin e dëshmorëve

Kandidati për deputet nga VETËVENDOSJE!, Xhafer Berisha, në tubimin elektoral në Klinë ka treguar se pse ka zgjedhur të bashkohet me VV-në.

Ai ka thënë se vetëm ky subjekt politik nuk ka shkelur mbi gjakun dhe amanetin e dëshmorëve.

“Ne e kemi mbaru luftën e armatosur, por kemi luftën e paqes. Unë e di se ata që e kanë pasur në zemër në luftën për Kosovën janë sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka theksuar Berisha.

Shqipe Pantina: Do t’i dërgojmë kriminelët në burg

Fjalimin e saj në tubimin elektoral në qytetin e saj të lindjes, Klinë, kandidatja për deputete Shqipe Pantina, e filloi me një përshendetje të veçantë për Adea Batushën, Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Frashër Kransiqin, kandidatë për deputetë që tash e sa muaj janë në arrest shtëpiak.

Na ndajnë vetëm edhe 5 ditë nga 11 qershori, kur fati i vendit për kater vitet e ardhshme do të jetë krejtesisht në duart tuaja, të qytetarëve të këtij vendi. Unë besoj se ju tashmë e keni ndarë mendjen se kujt doni t’ia falni këtë besim, Prandaj, në emër të Qendrës së Lëvizjens Vetevendosje! në Klinë, më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë për gjithë mbështetjen që na keni dhënë e që vazhdoni të na jepni”, ka thënë në këtë tubim kandidatja Pantina, e cila është edhe kryetare e VV-së në këtë komunë.

“Lëvizja i ka motivet e pastra dhe synimin mirë, ka programin qartë dhe guximin për ta çuar përpara, për t’i larguar klanet nga pushteti, e për t’i dërguar kriminelët në burg, për t’i sjell më në fund Kosovës zhvillimin ekonomik, punësimin, mirëqenien, dhe barazinë e të gjithëve para ligjit”, tha më pas Pantina në tubimin e Klinës.

Selimi: Do të fitojmë sepse jemi me popullin

Rexhep Selimi ka thënë nga Klina se janë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s ata të cilët nuk e lanë Lëvizjen të ligshtohet dhe e sollën në prag të fitores.

Në tubimin zgjedhor në Klinë, ai theksoi se zgjedhjet e 11 qershorit janë të jashtzakonshme, jo për kohën kur po mbahen, por për rezultatet që do të prodhojnë.

“Kur filluan t’i kundërshtojmë proceset e rënda dhe të këqija na thanë se nuk mundemi, se jemi pak, se jemi të pafuqishëm. Kur na thanë që nuk e ndalni “Zajednicën”, e ndalëm, kur na thanë nuk e ndalni demarkacionin, e ndalëm, kur na thanë nuk e rrëzojnë qeverinë e rrëzuam. Tash na thonë sev nuk do të fitojmë, dhe do të fitojmë”, ka thë në këtë tubim kandidati për deputet, Rexhep Selimi.

“Pse s’do të fitojë LDK-ja? LDK-ja smund të fitojë se e ka humbur betejën në parlament. Pse s’mund të fitojë PDK-ja? Sepse PDK-ja e ka humbur guximin për tu përballur me ne. Pse nuk mund të fitojë AAK-ja?! AAK-ja s’mund të fitojë sepse e ka dorëzuar veten te PDK-ja! VETËVENDOSJE! do të fitojë se është e drejtë, e pastër, e fortë, e palëkundur, VETËVENDOSJE! është populli i Kosovës”, tha ndër të tjera në këtë tubim, Rexhep Selimi.

Të ngjashme