Sekretari amerikan: SHBA-ja e gatshme që të përfshihet në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

SHBA-ja është e gatshme që të përfshihet në procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, por këtë s’e bënë dot derisa palët të mos vendosin t’i kthehen të njëjtit, ka thënë ushtruesi i detyrës të zëvendësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë, Philip T. Reeker.

Reeker për Zërin e Amerikan ka thënë që për rolin potencialisht më të fuqishëm të SHBA-së në procesin e dialogut së fundi bisedoi edhe me njeriun e parë të Departamentit të Shtetit.

“SHBA-ja është absolutisht e gatshme të përfshihet, për këtë bisedova edhe me Mike Pompeon, sepse duam përparim. Por s’e bëjmë dot për ju. Kosova dhe Serbia duhet bashkë të vendosin nëse janë të gatshme t’i kthehen dialogut”.

Reeker shtoi se fazat e hershme të dialogut në Bruksel vërtet kanë bërë dallimin në raportet mes dy vendeve duke ndikuar në zbutjen e tensionit në rajon.

Aktualisht zyrtari më i lartë në DASH që merret me Ballkan ka thënë se beson që tek të dyja palët ekziston vullneti që të gjindet zgjidhje për dialog. Ai inkurajoi Kosovën e Serbinë t’u kthehen negociatave duke premtuar mbështetjen e plotë të SHBA-së, tha ai para Këshillit të Atlantikut në Uashington.

Të ngjashme