Sekretari i Nismës: Asnjë qeveri nuk e nxori kaq shpejt fytyrën e vet të vërtetë si qeveria Kurti

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se akuza për “Kosovën si shtet të kapur” ishte një nga shtyllat kryesore të propagandës së VV-së gjatë gjithë kohës sa ishte në opozitë.

Ç’kapja e shtetit nga militantët partiak” dhe “krijimi i kushteve të barabarta për çdonjërin nga qytetarët e Kosovës”, Sherifi thotë se u shndërruan në premtime parësore gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Por, ka thënë se pas ardhjes në pushtet, veprimet e Kurtit nxorën në shesh faqen tjetër të asaj që gjatë tërë kohës kishte premtuar.

“Nuk do të zgjerohem të numëroj braktisjet e shumë parimeve mbi të cilat mbështetej kjo forcë politike. Është shkruar mjaft rreth këtyre gjërave. Në këtë shkrim të shkurtër do të ndalem vetëm në atë se çka konsideron Lëvizja Vetëvendosje me “Ç’kapjen albiniste të shtetit”, ka shkruar ndër të tjera ai në “Facebook”.

Ai thotë se asnjë qeveri e mëparshme nuk e nxori aq shpejt fytyrën e vet të vërtetë.

Shënimi i plotë:

“Ç’kapja albiniste e shtetit” dhe logjika “Shteti jam unë”!

Akuza për “Kosovën si shtet të kapur” ishte një nga shtyllat kryesore të propagandës së VV-së gjatë gjithë kohës sa ishte në opozitë. “Ç’kapja e shtetit nga militantët partiak” dhe “krijimi i kushteve të barabarta për çdonjërin nga qytetarët e Kosovës” u shndërruan në premtime parësore gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Pas ardhjes në pushtet, veprimet e Albin Kurtit nxorën në shesh faqen tjetër të asaj që gjatë tërë kohës paraprake kishte premtuar. Nuk do të zgjerohem të numëroj braktisjet e shumë parimeve mbi të cilat mbështetej kjo forcë politike. Është shkruar mjaft rreth këtyre gjërave. Në këtë shkrim të shkurtër do të ndalem vetëm në atë se çka konsideron Lëvizja Vetëvendosje me “Ç’kapjen albiniste të shtetit”.

Që nga ardhja në pushtet, logjika militantiste e Albin Kurtit nuk mund të duronte as partnerin e vet të koalicionit. Për të realizuar “ç’kapjen në stilin albinist”, Qeveria Kurti, shkarkoi ministër, shkarkoi zëvendëskryeministër, shkarkoi drejtues bordesh të ndërmarrjeve publike, shkarkoi konsuj dhe ambasadorë dhe i zëvendësoi me militantë të VV-së. Dhe në fund i krijoi kushtet e nevojshme që “Qeveria e Kurti” të shkarkohet nga Kuvendi i Kosovës. Fatkeqësisht edhe pas shkarkimit nga Kuvendi i Kosovës, Albin Kurti nuk bën asgjë tjetër pos vazhdimit me shkarkime njerëzish që nuk janë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe zëvendësimin e tyre me militant partiak.

Asnjë qeveri e mëparshme nuk e nxori aq shpejt fytyrën e vet të vërtetë. Duke pretenduar se është “qeveri me detyra” dhe jo “qeveri në detyrë” doli në shesh se detyrë parësore e “ç’kapjes albiniste të shtetit” është të rehatojë “militantët e vet”. I vetmi kriter “profesional” i avancimit të militantëve të VV-së në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike është agresiviteti që tregojnë ndaj kundërshtarëve të Albin Kurtit!

Logjika që përpiqet ta prezantojë “kapjen albiniste” të shtetit si demokratike është vetëm maja e ajzbergut e një fryme absolutiste që sundon në filozofinë politike të Albin Kurtit e që ngërthehet në sentencën e njohur: “Shteti jam unë”!

Edhe pse shumë kujt mund t’i vijë keq që “Qeveria Kurti” u rrëzua nga vetvetja për një kohë shumë të shkurtë dhe nuk pati mundësi të nxirrte tërësisht fytyrën e vet përpara popullit, një gjë është pozitive: kjo shmangu rrezikun e eksperimenteve me fatin e Kosovës dhe mundësinë e dëmeve të pariparueshme

Të ngjashme