Sekretari i PDK-së e akuzon Kryeministrin për harxhim të rezervave dhe më pas i bie pishman

Prishtinë | 20 Kor 2019 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli, ka thënë se Ramush Haradinaj i harxhoi komplet rezervat shtetërore gjatë muajit korrik dhe iku nga përgjegjësia duke e lëshuar Qeverinë.

Cakolli gjithashtu ka thënë se duhet me qenë shumë idiot për t’iu gëzuar lajmit për shkuarjen e Kryeministrit Haradinaj në Hagë, transmeton Klan Kosova.

“Dorën në zemër, duhet me qenë shumë idiot për me ju gëzuar lajmit për shkuarjen e Kryeministrit në Hagë”.

Më pas Cakolli e duket se i ka rënë pishman për statusin e tij dhe e ka fshirë nga llogaria e Facebook-ut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme