Sekretarja britanike tregon për takimin me Kurtin dhe tre çështjet që i diskutuan

Prishtinë | 07 Qer 2022 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe është takuar me sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Truss ka shpërndarë një fotografi me Kurtin dhe ka treguar se bashkë kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe ‘sfidimin e ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor’.

“Kënaqësi që u takova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne disktuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, veprimin galvanizues kundër pushimit të jashtëligjshëm rus në Ukrainë dhe sfidimin e ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Truss.

Kurti, sot është pritur në takim edhe nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey.

Në këtë takim siç njofton Zyra për Media e Kryeministrisë, është biseduar edhe për raportet bilaterale mes dy shteteve dhe thellimi i raporteve.

Gjithashtu është folur edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të sigurisë. Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e institucioneve profesionale të mbrojtjes, sidomos të akademisë së mbrojtjes Sandhurst për shkollim të karrierës e specialistik.

Të ngjashme