Sektori politik, fusha më sfiduese në luftën kundër korrupsionit

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 08:06 | Nga

Qeveria e Kosovës është dorëzuar përballë një realiteti, të cilit vazhdimisht i është referuar si perceptim qytetar. Ajo ka pranuar se sektori politik është fusha më sfiduese në luftën kundër korrupsionit dhe ka konstatuar se pa vullnet real dhe të vërtetë politik, si dhe pa mbështetje të fortë dhe të prekshme për të gjitha organizatat e përfshira nuk do të ketë ndryshime në luftën legjislative, institucionale dhe praktike kundër kësaj dukurie, shkruan sot Koha Ditore.

Pikëpamjen e ka dhënë në draftin final të Strategjisë Kundër Korrupsionit, që i referohet periudhës 2018-2022. Dokumenti pritet të kalojë në Qeveri në muajin e ardhshëm. Në të theksohet se politika e suksesshme kundër korrupsionit kërkon mbështetje të Qeverisë dhe të opozitës.

Veç kësaj, është shtruar nevoja për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare, si një mjet jashtëzakonisht i dobishëm në luftën kundër korrupsionit. Aty janë përmendur disa nga format e korrupsionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme