Selamanaj tregon për raportet e SHBA-ve me Qeverinë Kurti dhe komunikimin me Hotin

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se SHBA’të kishin ndaluar komunikimin me Qeverinë Kurti gjithashtu u krijua një raport mosbesimi ndaj tij, sa nuk do të diskutonin me të edhe nëse do të hiqej reciprociteti.


Selamanj ka thënë se SHBA’ja ndaloi komunikimin me qeverinë Kurti, ndërkohë ka pasur komunikim me Hotin.

“Në momentin që ne kemi ardhur në qeveri kemi marrë kërkesën për largimin e reciprocitetit”, tha ai.

Ndërsa sa i përket tarifës ai ka thënë se ka qenë aksidentale dhe jo e analizuar mire.

“Tarifa ka qene aksidentale, ka qenë populliste por ka qenë e pamenduar dhe analizuar mirë me miqtë tanë”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka sqaruar se ka pasur takime mes Hotit e Kurtit për heqje të tarifës.

‘Ka pasur takime në mes të Hotit e Kurtit ku ne kemi kërkuar heqjen e tarifës. Komunikimi i LDK’së me SHBA’në ka qenë i përditshëm. Me miq diskutohet çdo detaj”, shpjegon Selmanaj

Të ngjashme