“Selfie” të tij dhe të gruas: Fotoalbumi i plotë i Kurtit nga Parisi

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja Rita Augestad Knudsen ka marrë pjesë në Forumin e Paqes në kryeqytetin francez që u organizuar nga presidenti Emanuel Macron.

Kurti ka publikuar një sërë fotografish nga Parisi mes tyre politikanë e artisë që ishin pjesëmarrës në forum.

Kurti ka realizuar ‘selfie’ me zëvendëspresidenten e ShBA-së, Kamala Harris e Presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Kryeministri kosovar ka realizuar një fotografi edhe me aktorin e hollivudit, Forest Whitaker.

Ai në fotoalbumin e postuar në Facebook, ka realizuar fotografi edhe me presidentin Milo Gjukanoviq e Zeljko Komshiq.

Analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa ‘selfie’ me disa nga pjesëmarrësit në Samitin e Paqes në Paris të organizuar nga e Emmanuel Macron.

Zogaj thotë se në vend të fotografive duke mbajtur ndonjë fjalim në këtë Samit, Kurti e shpenzon kohën me ‘selfie’, dhe shton se i vetmi njeri i gatshëm për t’u takuar me kryeministrin është Josep Borell.

Të ngjashme