Selim Pacolli feston ditëlindjen dhe hap fushatën (Video)

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 22:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka ftuar të gjithë, përfshirë kundërkandidatët e tij, në festën e ditëlindjes së tij dhe hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit.

“Sonte ju ftoj që të festojmë dy gjërat më të rëndësishme për mua, hapjen e fushatës zgjedhore dhe ditëlindjen time”, ka thënë Pacolli, në një video-postim në faqen e tij në Facebook.

Në ndejën që nis nga ora 23:00, në restorant “Panevino”, ai ka ftuar edhe kundërkandidatët. “Kam nderin e veçantë, posaçërisht të ftoj kundërkandidatët e mi, Shpendin, Arbanin, Arbërin, Lirakun dhe Shyqën që të bashkohen në këtë festë për të filluar një garë demokratike dhe të sinqertë”.

“E rëndësishme që në fund të fitojë Prishtina dhe qytetarët e saj”, ka shkruar ai.

Të ngjashme