Selim Pacolli voton: Prishtinës i duhet menaxher dhe jo politikan

Hajvali | 22 Tet 2017 | 10:40 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, hedhur votën e tij në shkollën “Shkëndija” në Hajvali.

Pacolli iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë dhe të zgjedhin programin më të mirë për Prishtinën për katër vitet e ardhshme.

Megjithëse heshtje zgjedhore, Pacolli ka përsëritur sloganin e tij të fushatës se “Prishtina ka nevojë për menaxher dhe jo për politikan”, raporton Ekonomia Online.

“Iu bëj ftesë qytetarëve të Prishtinës të dalin të votojnë dhe të zgjedhin programin me të mirë për katër vitet e ardhshme, sigurisht që ai është programi dhe vizioni me i mirë për ta i cili do të duhej të shihej ashtu”.

“E kam thënë edhe gjatë fushatës që Prishtina ka nevojë për menaxher dhe jo për politikan dhe sigurisht që qytetarët e Prishtinës sot do të dinë të zgjedhin vizioni e tyre dhe do të zgjedhin të ardhmen e tyre, fëmijëve të tyre, familjeve të tyre, vizionin i cili iu jep perspektivë për mandatin e ardhshëm dhe ai është i vetmi vizioni im të cilin e kam shfletuara për 30 ditë dhe sigurisht që ata do të përqafojnë sot dhe do të ishte mënyra më e mirë ajo çfarë unë e kam shfletuar për 30 ditët e kaluara”, tha Pacolli.

Të ngjashme