Selimi akuzon Hotin: Në Washington e zhbëri kufirin me Serbinë dhe e shkeli Kushtetutën

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 13:27 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me 4 shtator, kryeministri Avdullah Hoti ka zhbërë kufirin ndërmjet të dy shteteve, raporton Ekonomia Online.

Selimi në një konferencë për medie, kur foli për marrëveshjen që po cilësohet historike, shtoi se Hoti vuri nënshkrimin mbi një marrëveshje për mosnjohjne e kufirit shtetëror ndërmjet të dy vendeve.

Sipas tij, me këtë rast kreu i ekzekutivit ka shkelur Kushtetutën duke bërë që Kosova ka tre lloj të kufijve.

“Hoti vuri nënshkrimin më mos njohjen e kufirit shtetëror Kosovë-Serbi. Ai nuk i njeh kufirin e vendit që e qeverisë. Kufirit me Serbinë i referohet si pikë e përbashkët e kontrolli”.

“Me këtë nënshkrim ai ka shkelur Kushtetutën. Hoti ka zhbërë kufirin Kosovë-Serbi”.

“Sot Kosova i ka tre lloj kufijsh: kufi që ndahet me shtet njohëse; pikat kufitare mes Kosovë dhe Serbisë dhe kufiri i veçantë që në bazë të zotimeve të Hotiti i referohet si pikë e përbashkët e kontrollit ai i Merdares”.

Hipokrizi dhe gënjeshtër e ka quajtur ai marrëveshjen e IBM-it, të nënshkruan në vitin 2011, në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Xhelal Sveçla, ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, tha se se Kosova sovranin.

Ai shtoi se nuk u mbajt premtimi për ndërtimin e gjashtë pikave kufitare nga Serbia.

“Unë si ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë Kurti jam takuar disa herë me zyrtarë të BE-së dhe qysh në takimin e parë është pranuar që pala serbe nuk ka pas as një pikë vullneti që të shtyjë përpara marrëveshjen”.

“Ne insistojmë që të rishikohen të gjitha marrëveshjet e deritanishme dhe të gjitha ato pika ku nuk janë implementuar ato që përfitojmë sado pak të implementohen dhe të shikohen ato pika ku ne kemi humb sovranitet”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme