Selimi akuzon LDK-në me partnerët se po e mbajnë peng Kuvendin

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 14:56 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, deklaroi se papërgjegjshmëria e disa grupeve parlamentare po vazhdon ta mbajnë peng Kuvendin, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, këto grupe të caktuara nuk dëshirojnë as zgjedhje të reja e as funksionim të Kuvendit.

“Ishte një riciklim i temave që i kemi trajtuar tash e disa herë në mbledhjet e kaluara. As për fajin e as për meritën tonë por mbetemi në pozicione të njëjta sa i përket qëndrimeve të subjekteve politike. Papërgjegjshmëria totale e grupeve të caktuara parlamentare të cilat as nuk duan funksionim të Kuvendit e as zgjedhje të reja por vazhdojnë ta mbajnë Kuvendi n peng. Në veçanti LDK dhe partnerët e saj po vazhdojnë të jenë shumë të pandërgjegjshëm për dëmin që po ia shkaktojnë qytetarëve të Kosovës”, tha Selimi.

Ai ka thënë se sot ishte një agjendë e zgjeruar e rendit të ditës ku nuk arritën që të procedohen në seancë  marrëveshje ndërkombëtare, të cilat nëse nuk miratohen do t’i shkaktojnë humbje të mëdha Kosovës.

“Ne nuk arritëm ta procedojmë më tutje me një seancë që do të duhej të ndodhte gjatë kësaj jave në mesin e tyre ka edhe marrëveshje ndërkombëtare që nëse nuk miratohen qytetarët do të humbnin shumë”, tha ai.

Të ngjashme