Selimi: Certifikatat për veteranët u shpërndan në fushata elektorale

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 15:35 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Listat e veteranëve të cilat për kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa duhet edhe njëherë të rishqyrtohen kanë bërë që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, të reagojë duke thënë që këto probleme kanë sfiduar vlerën e luftës.

Në konferencën e mbajtur për medie deputeti Selimi tha se këto probleme të cilat kanë sfidë vlerën e luftës, duke filluar që nga çarmatosja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK për të vazhduar tash edhe me listat e veteranëve.

“Duhet të theksojmë që pagat e veteranëve nuk janë as pensione, por përngjajnë me një pagë të ndihmave sociale. Tash për qeverinë paska probleme verifikimi dhe fryrja e listave të veteranëve të luftës që ne e kemi parapri këtë më herët. Shumë parti politike i kanë ndarë certifikatat e veteranëve bashkë me kartelat e partive të tyre, në këtë mënyrë ka ndodhur edhe fryrja e listave”, kështu ka thënë Selimi.

Një pjesë e veteranëve nuk kanë arritur që këtë muaj të marrin pensionin e tyre që e kishin marrë deri më tani.

Sipas Selimit këtu ka ndodhur edhe shkelja e procedurave, pasi sipas tij, asnjë aplikacion nuk është nënshkruar nga të gjithë anëtarët.

“Ka ndodhur edhe shkelja e protokollit gjatë ndarjes së këtyre certifikatave, sepse këto janë shpërndarë nëpër fushata elektorale, nëpër kafene dhe në bagazhet e bartësve të këtij problemi…“, është shprehur Selimi.

Gjithashtu ai ka thënë që ka ardhur koha që të ndahen veteranët e vërtetë nga manipuluesit.

Selimi ka përfunduar duke thënë që bëjnë përgjegjës kryeministrin Mustafa për ndërprerjen e pagave të pensionistëve.

Ditë më parë para ndërtesës së qeverisë është mbajtur edhe një protestë e veteranëve të luftës për arsye të mos marrjes së pensioneve të ndara nga shteti i Kosovës për ta.

Të ngjashme