Selimi e quan “pozicion nihilist” qëndrim e Stoltenbergut ndaj Kosovës – “Nuk iu referua Kurtit me titullin kryeministër”

Prishtinë | 03 Gus 2022 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

“Qëndrim nihilist” e ka quajtur ish-ministri i jashtëm, Petrit Selimi, mënyrën se si Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoeltenerg, i është referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Kjo ngase Stoltenberg nuk iu referua me titullin “Kryeministër” në një cicërimë në Twitter, por vetëm ia etiketoi emrin.

“Tejet mirënjohës ndaj NATO-s dhe Jens Stoltetnberg – po ekziston ky refuzimi këmbëngulës i NATO-s për t’iu referuar liderëve të Kosovës përmes titujve të tyre: Kryeministër dhe President”, shkroi Selimi.

Selimi tha se “kjo nuk është pozicion status-neutral” ngase, siç tha ai, “Kosova ka pasur kryeministra dhe presidentë edhe para pavarësisë”.

“Është në fakt një pozicion/qëndrim nihilist”, shkroi Selimi në Twitter.

Të ngjashme