Selimi: Hoti po tregohet i papërgjegjshëm, me nënshkrime do ta sjellim në raportim

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 16:14 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit  Parlamentar të VV-së Rexhep Selmi ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti edhe njëherë po e shpërfaq vetën si të papërgjegjshëm, raporton Ekonomia Online.

Selimi pas mbledhjes së Kryesisë shtoi se nëse Hoti nuk shkon në Kuvend do t’i mbledhin nënshkrimet për ta sjellë atë në raportim.

“Ne diskutuam rreth seancave të ardhshme që pritet dhe të mbahen. Hoti nuk ka shprehu interes të vi dhe të raportoj në kuvendin e Kosovës. Prandaj në Kryesi e ngritëm si çështje që ai të vijë të raportojë siç është udhëtimi i tij me 27 qershor”.

“Ai nuk e ndien vetën borxhli para qytetarëve, por para presidentit e Listës Serbe. Kryeministri po e shpërfaq veten edhe njëherë vetën të papërgjegjshëm. Nëse ai nuk përgjigjet ne do t’i mbledhim nënshkrimet për ta sjellë atë në Kuvend”.

Selimi ka komentuar edhe takimin me Xhavit Halitin, raporton EO.

“Me Halitin dhe Hasanin unë takohem edhe në Prishtinë dhe ka qenë një takim spontan në Durrës”.

“…ai takim nuk do të duhej të ishte lajm por edhe do të ndodhë prapë sepse unë nuk jam armik me ta dhe mund të ju konfirmoj që kafet i kanë paguar ata”.

Të ngjashme