Selimi kërkon dorëheqjen e Thaçit

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 12:33 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se ka kërkuar tërheqjen e Projektligjit për FSK-në nga Kuvendi, mirëpo ky veprim i tij ka nxitur reagime të menjëhershme.

Deputeti Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar dorëheqjen e kreut të shtetit.

“Pasi që Thaçi nuk e mbajti premtimin për Ushtrinë, u tërhoq, le ta mbajë së paku premtimin tjetër, premtimin për dorëheqje. Duke e ditur se ky njeri nuk mbanë fjalën, e dijmë se do të bëjë gjithçka që të mos e mbaje edhe premtimin për dorëheqje. Priteni tash kur të thotë se nuk ka premtuar dorëheqjen!”, ka shkruar Selimi në profilin e tij në rrjetin social facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme