Selimi kërkon sqarim pse kuvendi po ruhet nga forcat speciale

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 14:40 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se do të vazhdojnë të këmbngulin që të mbahet seanca e thirrur nga opozita.

Ai shtoi se seanca e thirrur nga qeveria ka grabitur atë të thirrur nga opozita, raporton Ekonomia Online.

“Po duket që sërish jemi në pritje të vazhdimit të seancës, e cila e grabiti seancën e opozitës të thirrur në ora 10. Ne do të vazhdojmë të presim, do të këmbëngulim në atë që është e drejtë e jona”.

“Një gjë është risi dhe jo e pazakontë për të kaluarën e këtij kuvendi. Sërish rreth kuvendit ka forca speciale, edhe para se të vijmë në seancë kanë qenë forcat speciale këtu. Pse kanë ardhur forcat speciale në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Selimi, raporton Ekonomia Online.

Këto deklarata Selimi i bëri në hollin e Kuvendit, derisa pritet që të fillojë seanca e paralajmëruar për në orën 14.

Të ngjashme