Selimi: Kosova nuk ka nevojë për dorën e Serbisë

Prishtinë | 02 Kor 2017 | 13:45 | Nga

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur tash e sa kohë për shkak të proceseve zgjedhore në të dyja vendet, por që i njejti pritet të zhvillohet nesër në Bruksel ndërmjet presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Është drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq thotë se ky takim mund të kontribuojë në lehtësimin e tensioneve dhe njëkohësisht ka thënë se palës shqiptare nuk i zihet besë.

Rexhep Selimi nga Vetëvendosja thotë se vetëm dialogu dhe negociatat i duhen Serbisë që ta mbajë peng Kosovën edhe për një kohë të gjatë. Sipas tij, Gjuriqit duhet t’ia lejmë dorën zgjatur derisa ta kuptojë se Kosova nuk ka nevojë për dorën e Serbisë.

“Ai mund të flasë çka të dojë por për ne nuk duhet t’ia njohim rolin që ai ka dhënë Serbia për Kosovën. Gjuriqi nuk ka përse të na besojë, as ne nuk duhet t’i besojmë atij. Sa i përket dialogut, dihet tashmë se vetëm dialogu dhe negociatat i duhet Serbisë që ta mbajë peng Kosovën edhe për një kohë të gjatë. Prandaj Gjuriqit duhet t’ia lejmë dorën zgjatur derisa ta kuptojë se Kosova nuk ka nevojë për dorën e Serbisë”, ka thënë Selimi në një prononcim për Indeksonline.

Ndryshe, sipas Brukselit, ky dialog ka si qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si kusht për rrugëtimin e të dyja vendeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme