Selimi: Krerët e UÇK-së u dënuan me dëshmi të rreme

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 21:19 | Nga

Një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka shprehur keqardhjen e tij për sistemin e drejtësisë i cili ka dënuar krerët e UÇK-së.

Selimi në emisionin “Republika” me Dardan Gashin, ka thënë se ka shpresuar që puna nuk do të shkojë deri në këtë pikë kur ish krerët e UÇK-së do mbaheshin dhe dënoheshin për luftën e tyre.

“Janë dënuar njerëz jo me dëshmi por me dëshmitarë të rrejshëm. Vetë aktakuza nuk ka të bëjë me sjelljen e drejtësisë në këtë vend, por me një atak të radhës për atë qe ata njerëz përfaqësojnë e që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

“Ata janë dënuar, jo për atë që janë, por për atë që përfaqësojnë, e që është lufta për liri e shqiptarëve”, ka thënë Selimi.

E dhimbshme është, sipas Selimit, që këto dënime kanë të bëjnë me luftën e UÇK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme