Selimi: Kur e kam emëruar Qerkën këshilltar, s’ka pasë aktakuzë për të

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, është përgjigjur në Parlament për lirimin nga detyra e këshilltarit të tij, Enis Qerka, që policia e kishte zënë me mbi 100 kilogramë .

Deputeti i Vetëvendosjes, Alban Hyseni, tha se Selimi nuk ka treguar transparencë në faqen zyrtare duke mos i publikuar emrat e këshilltarëve dhe vendimeve të Ministrisë së tij.

Selimi duke i përmendur të shtatë emrat e këshilltarëve të tij dhe profesionet e tyre tha se publikimi i vendimeve është punë e administratës.

Ndërkaq, për lirimin e Qerkës, vendim që e mori pas raportimit të mediave, Selimi tha se kjo është etika e tij dhe e cilësoi si pozitive që Ministria e tij përmirësohet edhe nga mediat, shoqëria civile dhe deputetët.

“Me të marr postin e ministrit të Drejtësisë jam zotuar për transparencë dhe çdo vendim i imi është publikuar në ueb faqe”.

“Është raportuar nëpër media për këshilltarë të ndryshëm që kanë pasë lidhje me krimin, por etika është që të mos lidhet kjo punë nëse nuk ka një aktvendim. Etika është që të mos ngarkohet ministri nëse nuk ka aktvendim. Etikë është që të mos raportohet. Dallimi mes etikës mes meje dhe jush është që unë e kam marr përgjegjësinë para raportimit të mediave dhe e kam përqafuar faktin e këtij raportimi, i cili e ka përmirësuar Ministrinë. Lirimi (i Qerkës) nga detyra është bërë me marrëveshje. Në kohën kur është emëruar as nuk ka pasë e as nuk ka aktvendim për hetime as nuk ka pasë dhe as nuk ka aktakuzë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme