Selimi mbanë video-konferencë virtuale me Ministren e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka mbajtur një video-konferencë virtuale me Ministren e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska.

Ministri Selimi dhe Ministrja Deskoska kanë diskutuar rreth reformave në fushën e drejtësisë, rritjes së bashkëpunimit bilateral në çështjet penale dhe civile, si dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian.

“E ardhmja jonë është familja evropiane, dhe për rrugën integruese në Bashkimin Evropian, mësimi nga eksperiencat më të mira nga Maqedonia e Veriut për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme të drejtësisë, është me dobi për Kosovën”, tha ministri Selimi.

Ndër tjerash, ministri Selimi ka shprehur gatishmërinë për të ndarë përvojat e Republikës së Kosovës dhe për të përkrahur përpjekjet reciproke me Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut për fuqizimin e sundimit të ligjit.

Ndërsa ministrja Deskoska, uroi Ministrin Selimi për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme