Selimi merr mbështetje nga ministrja shqiptare për reforma në kuadër të integrimit evropian

Tiranë | 10 Sht 2020 | 12:19 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit e ka realizuar në Shqipëri, raporton Ekonomia Online.

Selimi mëngjesin e së enjtes është pritur në takimi nga homologia e tij, shqiptare Etilda Gjonaj.  Kreu i drejtësisë kosovare, u shpreh i emocionuar që vizitën e parë po e zhvillon në Tiranë.

Ai fillimisht ka folur për reformat që ka ndërmarra Kosova në fushë e drejtësisë, duke shtuar se do të marrin më shumë nga përvoja e Shqipërisë.

“Jam i lumtur dhe emocionuar që vizitën e parë e bëjë në Shqipëri. Kemi filluar me reforma, kemi menduar edhe për vettingun”.

“Jemi dakorduar që të intensifikojmë bashkëpunimin me grupe të ekskretëve dhe shkëmbim të përvojave”.

“Ne të gjithë duhet të marrim vendime dhe t’i kryejmë këto punë. Mendoj që duhet të bëhet reformë e mirëfilltë”.

“U pajtuam që ekspertë të bëjnë punët përfundimtare për marrëveshje ne mbledhjen e dy qeverive. Reformat në drejtësi në kuadër të integrimit evropian.

“Faktori shqiptar ku do që është duke u faktorizuar dhe kjo do të thotë pjesëmarrje të përbashkët. Vetëm bashkë mund të jemi në familjen evropiane”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme