Selimi: Ndaleni trenin edhe në linjën Kralevë – Mitrovicë

Prishtinë | 17 Jan 2017 | 11:54 | Nga

Dy anëtarët e Komisionit për Siguri nga radhët e opozitës, Daut Haradinaj nga AAK dhe Rexhep Selimi nga Vetëvendosje, kanë përgëzuar ministrin Hysenin për ndalimin e trenit të Serbisë i cili kishte për destinacion Mitrovicën e veriut.

Mirëpo, deputeti Rexhep Selimi ka kërkuar nga ministri Hyseni që të veprojnë njëjtë edhe me linjën Kralevë – Mitrovicë.

Ai tha se si opozitë do të mbështesin çdo veprim të Qeverisë që është në të mirë të vendit, duke kërkuar që të ruhet kushtetutshmëria e vendit.

Të ngjashme