Selimi në Washington, kërkon që prokurorët e gjyqtarët amerikanë të vijnë në Kosovë

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi po qëndron në ShBA për takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë. Por dy ditë para takimit, Selimi ka nisur takimet me përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë.

Të mërkurën u takua me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë̈ së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ai ka kërkuar që gjyqtarët amerikanë të vijnë në Kosovë dhe të ndajnë përvojën me gjyqtarët kosovarë.

“Për fuqizimin e sistemit të drejtësisë̈ mbetet e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikan. Në Washington, me ministren Haradinaj-Stublla patëm një̈ bashkëbisedim të frytshëm me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë̈ së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e falënderova për tërë vullnetin dhe investimin amerikan për konsolidimin e drejtësisë në Kosovë, që ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm”.

Ai tha se e ka informuar Sëarts për reformat në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Në rrjedhë të takimit, e informova z. Sëartz për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë̈ dhe diskutuam për mundësinë̈ e zgjerimit të bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë̈ në Kosovë, që mund të implementohet duke sjelle përvojën direkte të gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë tek ata kosovarë. Kosova është e bekuar që ka përkrah ShBA-në dhe miqësinë me të do ta kultivojë si vlerën më të çmuar të saj”, ka shkruar Selimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme