Selimi: Nuk guxojmë të lëshohemi në një vetting politik

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 13:29 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Selim Selmi, gjatë raportimit në Komisionin për Legjislacion ka shpalosur planin legjislativ të ministrisë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se përkundër sfidave që kanë, shpreson që do ta përmbushin planin legjislativë.

Selimi ka treguar para anëtarëve për projektligjet, udhëzimet që është duke hartuar kjo ministri.

Sipas tij, agjenda legjislacionit përbëhet prej 20 projektligjeve ku  4 janë aprovuar.

“Sipas ecurive dhe planifikimeve edhe për kundër sfidave që kemi,  jam shumë i bindur që do ta arrijmë përmbushjen e planit legjislativë”, është shprehur ai.

Ai ka folur edhe për procesin e Vettingun në sistemin e drejtësisë për të cilin ka thënë se është e nevojshme, por sipas tij mekanizmi i kaluar ka qenë politik.

“Nuk guxojmë të lëshohemi në një Vetting politik”, është shprehur Selimi raporton Ekonomia Online.

“Rishikimi funksional për sundim të ligjit është diskutuar dhe ka kaluar nëpër ekspertiza të ndryshme dhe faza e par dhe e dytë ka përfunduar dhe jemi në fazën e tretë ku përpilimi i strategjisë do na marrë kohë një muaj”, ka shtuar ai.

Ndërsa, kryetari i komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj ka thënë që duhet të gjendet metodologjia më e mirë për çështje  e vettingut.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka qenë i interesuar të dijë se a ka filluar punën grupi për procesin e vettingut.

“Ju thatë që e keni bërë plotësim ndryshimin dhe vendimi është marr,  por a ka filluar punën ky grup për procesin e vetingut. Puna në kodin civil është përfunduar në pranverë të 2019 sa kam qenë unë ministër, Kodi i Procedurës Penale dhe sanksioneve penale kanë qenë të miratuara mirëpo me dorëheqje të qeverisë këto i kthehen mbrapa qeverisë, dhe a keni prekur ju diçka në këto apo a jeni në dijeni në rast se ministrja e kaluar ka bërë ndryshime në përmbajtje”, është shprehur Tahiri.

Të ngjashme