Selimi: Nuk ia bëjmë Listës Serbe numrat për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 17:56 | Nga

Lista Serbe ka dal sot nga Qeveria e Kosovës, në shenjë revolte për arrestimin e Marko Gjuriqit gjatë ditës së djeshme. Një gjendje e tillë nuk përjashton mundësinë për inicimin e një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj, duke pasur parasysh disponimin qe një kohë të gjatë të opozitës për rrëzimin e qeverisë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se VV nuk do t’ia bëjë asnjëherë numrat Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë, duke shtuar se Qeveria Haradinaj do të duhej të rrëzohej për shkaqe tjera e jo për shkak të kërkesës së Listës Serbe.

“Ne nuk mund të kërkojmë pse po dëshiron Lista Serbe ,ne kërkojmë shkarkimin e qeverisë për çështje të tjera. Vetëvendosje nuk ia bën numrat Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë, ndoshta qeveria do të duhej të binte pas ratifikimit të demarkacionit. Kjo qeveri i ka pasur ditët e numëruara por nuk duket të bie për shkak të kërkesës së Listës Serbe”, ka thënë Selimi në KTV.

Kujtojmë se menjëherë pasi ishte themeluar Qeveria Haradinaj, opozita në krye me VV-në dhe LDK-në kishin paralajmëruar rrëzim të shpejtë të qeverisë.

Të ngjashme