Selimi numëron dështimet e shtetit të Kosovës në 10-vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 13:50 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media, ku ka numëruar të arriturat dhe sfidat e Kosovës gjatë 10 vjetorit të parë të shtetësisë .

Rexhep Selimi deputet nga radhët e këtij subjekti ka thënë se të arriturat nuk janë të shumta, duke përmendur si të arritur, njohjet që kanë ardhur nga shtetet e ndryshme të botës dhe medaljet e arta të xhudistëve kosovar. Por sipas tij dështimet janë ato që e kanë karakterizuar këtë 10-vjetor të shtetësisë.

“Për fat jo të mirë të arriturat nuk janë as të shumta e as të pritshme, sidomos të pritura nga qytetarët pasi qe 10 vite iu gëzuan pavarësisë.  Njohjet prej rreth 115 shteteve është një nga të arriturat e këtyre 10 viteve por që nuk janë as të mjaftueshme dhe kryesisht janë bërë në 2 vitet e para të pavarësisë. Nuk mund të mos përmendmi edhe medaljet e arta të Majlinda Kelmendit”, tha deputeti Selimi.

“… pastaj papunësia është rritur në shkallë alarmante pastaj edhe marrëveshjet për Zajednicën dhe për demarkacionin e që janë shumë të dëmshme. Gjithsesi është edhe gjykata e padrejtë kundër UCK-së. Në rrugën e integrimeve evropiane, Kosova ka stagnuar dhe nuk ka arritur të bëjë hapin e parë drejtë këtyre integrimeve. Kemi stagnuar anëtarësimin tonë edhe në UNESCO e INTERPOL. Kemi dështuar të bëjmë ushtrinë e Kosovës dhe si rezultat kemi mbetur vendi më i izoluar në Evropë”.

Selimi në fund të konferencës ka kërkuar nga Qeveria që pas shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë ta kthej flamurin e Shqipërisë në hyrje të Prishtinës. Ai tha se nëse Qeveria nuk e bën këtë atë flamur do ta vendosin dhe do ta mbrojnë qytetarët e Kosovës mirëpo ky i fundit nuk dha ndonjë informacion se a do të organizojë Vetëvendosje ndonjë protestë apo aksion për vendosjen e tij.

Të ngjashme