Selimi: Osmani si këshilltare e Presidentit Sejdiu e humbi mandatin, mund ta ketë fatin e njëjtë

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi përmes profilit të tij në Facebook, i është drejtuar presidentes Osmani, duke thënë se keshilltarët e saj sot patën rastin të promovohen pak në media.

Selimi tha se përderisa këshillat e tij kontribuan në përfundim të suksesshëm të mandatit të Presidentes Jahjaga, këshillat e Osmanit ia humbën mandatin Presidentit Sejdiu. 

Ndër të tjera, Selimi tha se Osmani duhet që të merret më shumë me këshilltarë të saj, pasi që mund t’i përsëritet fati i njëjtë, sikurse i ish presidentit Sejdiu. 

Postimi i plotë: 
E nderuara Znj. Presidente, 
Sot këshillltarët tuaj patën rastin që të promovohen pak nëpër media. 
Përderisa këshillat e mia kontribuan në përfundim të suksesshëm të mandatit të Presidentes Jahjaga, këshillat tua ja humbën mandatin Presidentit Sejdiu. 
Të lutem merru me këshilltarë e informohu mirë që mos të gjejë fati i Presidentit Sejdiu. 

Të ngjashme